Shoku i skuadrës vjen në mbrojte të Neymar

Neymar është akuzuar për sjellje joprofesionale jashtë fushës që ka ndikuar në dëmtimet e njëpasnjëshme që ai ka pësuar. 

Por shoku i skuadrës, Ander Herrera. nuk është dakord me këtë ide, marrë nga A Bola.

“Nuk më intereson çfarë thonë ata për Neymar. Unë tashmë e njoh mirë atë, ai është shoku im dhe ka një zemër të madhe. Si lojtar është i jashtëzakonshëm. Ajo që thonë miliona njerëz që nuk e njohin nuk është ajo që di unë. Miqtë dhe familjarët që më kanë vizituar dhe kanë kaluar kohë me të thonë të njëjtën gjë”, tha mesfushori në një intervistë për Mundo Deportivo. /albeu.com/


Shtuar 25.12.2021 13:19

Tags: