Transportonte celularë kontrabantë, arrestohet fieraku në autostradë
Pëlqej
Një 40 vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi u kap në flagrancë në autostradën Lushnje -Fier duke transportuar me mjetin e tij tip “Benz” me targa AA 801 NM disa mallra që dyshohet se janë kontrabandë”- thote policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 60 celularë të markave të ndryshme si dhe një sasi e madhe aksesorësh për celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” parashikuar nga Nenet 174 dhe 178 të Kodit Penal. /albeu.com/

Shtuar më 07/09/2017, ora 08:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori