Transportonte 382 kg kanabis në kamionin me pleh, pranga shqiptarit në Greqi
Policia greke natën e kaluar ka sekuestruar një sasi prej 382 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis në Portin e Igumenicës.

pranga është vënë një 41-vjeçar me origjine shqiptare i cili deklaroi para autoriteteve se lënda narkotike do të dërgohej drejt Holandës ose Gjermanisë.

Mediat greke shkruajnë se lënda narkotike ishte ngarkuar në një kamion që transportonte pleh kimik ndërsa droga ishte e fshehur e paketuar në 70 qese.

41-vjecari sipas gjykatës do të vijojë të qëndrojë në burg për të zbardhur më tej detaje për prejardhjen e lëndës narkotike./albeu.com/
Shtuar më 08/02/2017, ora 12:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori