Transportonte 38 kg marijuanë, në pranga 28-vjeçari shqiptar në Itali
Policia italiane ka vënë në pranga një 28-vjeçar nga Shqipëria për trafik të lëndëve narkotike.

Burime zyrtare nga policia bëhet fjalë për Daid Rebeshi, i cili mësohet të jetë klandestin në territorin Italian.

Policia italiane i ka sekuestruar të riut shqiptar një sasi prej 38 kg marijuanë, e cila nëse do të shitej në treg do të kapte vlerën e 380 mijë eurove.

Dyshimet e karabinierëve të zonës, kanë ardhur pasi kanë parë transportimin e një ngarkese të madhe nga një makinë në një tjetër.

Ky fakt ka tërhequr vëmendjen e policisë, e cila ka sekuestruar të dyja automjetet e përfshira në aktivitetin e paligjshëm. Pas arrestimit 28 vjeçari është dërguar në burgun lokal të qarkut. /albeu.com/



Shtuar më 08/02/2017, ora 15:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori