Pas arrestimit të tyre për kapjen e 613 kilogramë kokainë në kamionin e "Arbri Garden", kanë folur dy të arrestuarit.
Donaldo Lushaj dhe Armando
Pezaku kanë mohuar të jenë përfshirë dhe të kenë pasur dijeni për kokainën
"Jam i punësuar tek kompania Arbri Garden. Autoritete më njoftuan për të tërhequr ngarkesën.
Jam i punësuar për tu marrë me punët e kompanisë. Organizoja punën, zgjidhja transportin", është shprehur
Donaldo Lushaj para prokurorëve duke shtuar se nuk ka asnjë lidhje me ngarkesën.
Shoferi i kamionit Armando
Pezaku ka thënë se nuk e dinte se çfarë kishte në kamion.
"Më njoftuan se erdhi ngarkesa dhe shkova në port për ta marrë", mësohet se ka thënë i riu. /albeu.com/
Shtuar më 01/03/2018,
ora 12:06