Transportonin 50 kg drogë, kapen mat tre trafikantët e drogës
Policia ka vënë në pranga 3 persona gjatë operacionit të koduar “Kalaja”. Mësohet se gjatë operacionit janë sekuestruar 50 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sativa.

Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit Blerim Murati, 31 vjeç, banues në Krujë; Dritan Murati, 29 vjeç, banues në Krujë dhe Bashkim Mema, 41 vjeç, banues në Krujë.

Për këta shtetas është arritur të dokumentohet veprimataria kriminale e shpërndarjes së lëndëve narkotike në zona të ndryshme të Tiranës.

Specialistët për Narkotikët mbi bazën e informacioneve të grumbulluara kanë konstatuar në rrugën e vjetër Vorë – Rinas automjetin Mercedes Benz, me drejtues shtetasin Blerim Murati dhe pasagjer shtetasin Bashkim Mema, ku më pas është afruar shtetasi Dritan Murati, i cili ishte në drejtim të një automjeti tip Mercedes Benz.

Pasi kanë ndaluar ata kanë shkëmbyer automjetet me njeri- tjetrin, ku në ato momente është bërë edhe ndërhyrja nga shërbimet e policisë.

Pas kontrollit të ushtruar në automjetin që mori në drejtim shtetasi Blerim Murati, u gjetën 6 thasë të mbushur me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: – 50 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa. – 2 automjete Mercedes Benz. – 3 aparate celularë të markave të ndryshme.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal

Shtuar më 05/07/2017, ora 08:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori