Bashkia përzgjedh operatorin e ri për linjën Kombinat-Kinostudio
Edhe pse kryebashkiaku Basha kishte premtuar se brenda muajit mars, në shërbimin e linjës Kombinat-Kinostudio do të futeshin autobusë të rinj, Bashkia ka njoftuar sot se është përzgjedhur operatori i cili do të sjellë fillimisht 20 autobusë tërësisht të rinj.


Këta autobusë me kapacitet secili prej 100 vendesh do t’u vihen në shërbim qytetarëve, menjëherë sapo të përfundojnë procedurat e licencimit. Deri në fund të vitit, operatori do të sjellë edhe 16 autobusë të rinj, duke e çuar numrin e përgjithshëm të mjeteve në shërbim të udhëtarëve të linjës Kombinat – Kinostudio, në 36.Orari i funksionimit të kësaj linje do të jetë: Gjatë stinës së verës nga ora 5.00 deri në orën 24.00 dhe gjatë dimrit nga ora 5.30 deri në orën 23.00. /albeu.com/
Shtuar më 06/04/2013, ora 10:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori