Transgjinorja Anxhela tregon detajet e dhunës: 6 vetë më gjuanin, asnjë s’u afrua
Transgjinorja Anxhela ka treguar të gjitha detajet e dhunimit të saj disa ditë më parë, para godinës së Kuvendit.

Në një intervistë për “Ftesë në 5”, transgjinorja Anxhela, rrëfeu se ishin 6 persona ata që e kishin goditur, ndërsa askush prej të kalimtarëve nuk e kishte ndihmuar pavarësisht thirrjeve të saj.

Anxhela pranoi se ka pasur momente kur ka menduar t’i japë vetë fund jetës për shkak të diskriminimit dhe përbuzjes së njerëzve.

PJESË NGA INTERVISTA:


Kjo nuk ishte hera e parë. Kur më kanë ndodhur herët e tjera e kanë marrë me të qeshur, se njerëzit mendojë se e bëja për shoë.

Ku ishe ti në ato momente?

Po qëndroja pranë Parlamentit sepse jam e pastrehë. Para meje ishin tre djem të rinj dhe njëri prej tyre po më shikonte me urrejtje. Njëri prej tyre më godet me shkel dhe më rrëzon.

Një tjetër më gjuan me shkel në stomak dhe më lë pa frymë. Pastaj erdhën dhe tre të tjerë. U bënë 6 veta që më gjuanin. Unë bërtisja “Policia”. Asnjë nuk u afrua. Mbaj mend një grua që ndërhyri dhe i tha pse i gjuani. Ata i thoshin se këta duhen shfarrosur dhe duhen vrarë.

Ata ishin të rinj. Ishin me çanta shkolle. Shkova tek organizata. Kam tentuar t’i jap fund jetës. Mirë sharjet i duroj por dhunën…edhe unë njeri jam. U mërzita me jetën. Thashë që më mirë të vdes se nuk duroja dot më. Dhuna po, përdhunimet po. Të gjitha i kam në kurriz. Janë pafund rastet e mia. Më mirë të kisha vdekur në ato momente. /TCH
Shtuar më 14/11/2019, ora 18:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori