Transferohen tre shefa të rrugores, nuk lejuan lëvizjen pa kriter të kamionëve të ndërtuesve të preferuar
Mjetet e tonazhit të lartë dhe urbanët vijojnë të jenë shkaktarët kryesor të krijimit të trafikut në Tiranë.
Pas kronikës të trasmetuar në "ABC News", Policia
Rrugore e
Tiranës ka ngritur shërbime suplementare për monitorimin kamionëve dhe betonieret.
Mendohet se favorizimi i mjeteve të disa kompanive të ndërtimit duke shkelur oraret e paracaktuara është edhe shkaku për lëvizjen nga detyra të tre drejtuesve të policisë
rrugore për tu emëruar në rrethe të tjera.
Burimet bëjnë me dije se tre shefat e rrugores së
Tiranës janë larguar nga kryeqyteti pasi nuk lejonin lëvizjen e kamioneve në shkelje të orarëve. Ka qenë korrektësia e tyre që i ka "ngrënë kokën" ndërkohë që eprorët këmbëngulnin për të kundërtën.
Trafiku i automjeteve në Tiranë rëndohet nga jo vetëm nga qarkullimi i kamionëve, betoniereve por, edhe nga mosrespketimi i orareve nga atubusët e linjave urbane dhe interurbane.
Mjete të tonazhit të rëndë që kalojnë në zonat me trafik të rënduar dhe autobus që nuk ndalojnë në vendin e përcaktuar për të zbritur udhëtarët.
Pas kronikës problematike të së hënës e transmetuar në ABC Neës, efektivëve të policisë
rrugore iu komunikua një urdhër verbal për ngritjen e shërbimeve suplementare.
Arsyeja e ishte monitorimi i akseve në orët 07:00-deri në 09:00 lidhur me respektimin e orarëve të kamioneve dhe betoniereve në rrugët e brendshme
Tiranës.
Por mejtet e tonazhit të lartë vijojnë të qarkullimin, të pashqetësuar nga askush.
Më herët janë denoncuar në WEB-in “abcnews.al” disa lëvizje drejtuesish të nivelit të larte në polici që kanë qenë të emëruar në policinë
Rrugore të
Tiranës.
I pari që ka ikur nga detyre ka qenë I.R., ish-shefi i seksionit te linjave interurbane në Komisariatin Tiranë.
Të njëjtin fat ka pasur edhe A.TH., ish-shefi i zyres se Aksidenteve ne Komisariatin e Qarkullimit Rrugor Tiranë. I treti që ka lëvizur ka qenë O.Gj., ish-specialist i Aksidenteve në Komisariatin e Qarkullimit Rrugor.
Këto ndryshime janë propozuar nga shefi i policisë
rrugore në Tiranë dhe firmosur nga kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Shtuar më 22/10/2019,
ora 15:45