Transferimi i studimeve, Ministria e Arsimit tregon procedurat e aplikimit
Ministria e Arsimit ka dhënë të gjitha udhëzimet në lidhje me transferimin e studimeve, sikundër edhe procedurat e aplikimit. Të gjithë studentët të cilët dëshirojnë të transferojnë studimet nga një universitet në tjetrin, mund t’a realizojnë këtë pas udhëzimit të dalë nga Ministria e Arsimit.

Sipas udhëzimit më të fundit, u jepet mundësi këtyre studentëve që deri në datën 6 tetor ora 12:00, të aplikojnë për transferimin e studimeve. Ndërkaq bëhet me dije se për programet e studimit që parashikojnë konkurs për pranimin e tyre, aplikimet kryhen nga data 1 tetor deri në orën 12:00 të datës 3 tetor 2014.

Studenti që aplikon për transferim studimesh, paraqet dokumentacionin e kërkuar pranë sekretarive mësimore që mbulojnë programin përkatës të studimeve, ndërkohë që urdhri i MAS përjashton nga ky proces transferimesh studentët të cilëve universiteti ku kanë studiuar, i'u është hequr licenca.

“Transferimi i studimeve mund të bëhet në një program studimi të njëjtë ose të ngjashëm të të njëjtit cikël e tipologji.

IAL-ja mund të përcaktojë kritere të tjera shtesë të cilat përcaktohen në statut ose rregullore.

Universitetet nuk mund të pranojnë aplikime për transferime gjatë vitit akademik”, thuhet në udhëzimin e MAS. /albeu.com/

Shtuar më 02/10/2014, ora 09:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori