Trajtimi ushqimor dhe kuzhinierët e Topit në "dorë" të Berishës
Drejtoria e Shërbimit Qeveritar kalon në varësi të plotë të Kryeministrit Sali Berisha pas vendimi të marrë nga qeveria gjatë 4 janarit të këtij viti. Në vendimin e mëparshëm kjo drejtori ishte nën varësi të Këshillit të Ministrave ndërsa tani në varësi të kryeministrit.

Sipas gazetës "Shqip" Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare ka si detyrë trajtimin e personaliteteve si Presidenti, Kryeministri dhe Kryetarja e Kuvendit. Gjithashtu, këtu përfshihet dhe trajtimi ushqimor dhe caktimi i kuzhinierëve të tre personaliteteve të larta. Kjo drejtori, gjithashtu ka në varësi të gjitha vilat dhe godinat qeveritare, duke filluar që nga Pallati i Brigadave, Pallati i Kongreseve, vilat e tjera pushuese në të gjithë territorin e Shqipërisë. /albeu.com/
Shtuar më 01/02/2012, ora 15:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori