U thirr nga SPAK, zbulohet për çfarë u pyet Dritan Leli

Kryebashkiaku i Vlorë, Dritan Leli, mund të jetë thirrur në SPAK, për një dosje përsa i përket abuzimit me pronat në breg, që struktura antikorrupsion është duke hetuar.

Sipas informacioneve jo zyrtare që Fax News ka siguruar mësohet se Leli, është thirrur si person që ka dijeni për këte çështje.

Të njëjtat burime thanë se kryebashkiaku i vlorës, ka dhënë sqarime përpara hetuesve të SPAK për një kallëzim që Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë në këtë institucion,pas inspektive që ka kryer në terren.