Trajkoviq për raportet shqiptaro-serbe
Albeu.com
Në një intervistë për BBC-në, zonja Trajkovic tha se Rusia nuk është e gatshme, madje edhe sikur Serbia ta pranonte EULEX-in, që ta verifikonte një gjë të tillë përmes KS të OKB-së.Njëra nga përfaqësueset e bashkësisë serbe në Kosovë, Rada Trajkovic, ka deklaruar se Serbia dhe udhëheqja e saj, po mbahen peng nga Rusia dhe ka shtuar se të gjitha zgjidhjet që udhëheqja demokratike në Beograd do t'i zbatonte në mënyrë konstruktive, do ta ketë vështirë t'ua sqarojë rusëve.

Në një intervistë për BBC-në, zonja Trajkovic tha se Rusia nuk është e gatshme, madje edhe sikur Serbia ta pranonte EULEX-in, që ta verifikonte një gjë të tillë përmes KS të OKB-së.

Misioni evropian për drejtësi dhe polici (EULEX) ka shtyrë shtrirjen në gjithë territorin e Kosovës për në fund të këtij viti, pas kundërshtimeve të fuqishme të Beogradit zyrtar dhe serbëve të Kosovës.

Presidenti i Serbisë, Boris Tadic, ndërkaq, ka thënë se në rast të shterrjes së të gjitha mundësive për të arritur një zgjidhje për Kosovën, që nënkupton autonomi thelbësore, është i gatshëm që të mendojë për ndarjen e Kosovës.

Autoritetet në Prishtinë, e kanë kundërshtuar çdo ndarje të territorit të saj, por Rada Trajkovic ka thënë se për një shoqëri shumëkombëshe në Kosovë duhet bërë kompromise që, sipas saj, do të nënkuptonin që bashkësia serbe të mbështetet nga Beogradi, kurse në të njëjtën kohë ajo duhet të ketë komunikim edhe me Prishtinën. (BBC)
Shtuar më 01/10/2008, ora 18:53
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori