Trajanov s’tregon si është “trimëruar” Thaçi nga shë
Albeu.com
Ish ministri i Punëve të Brendshme, Pavle Trajanov, nuk dëshiron të flasë për format në të cilat ka bashkëpunuar kryetari aktual i PDSH-se me shërbimet sekrete maqedonase në fillim të karrierës së tij politike.Meqë është në rrjedhë fushata parazgjedhore, ish ministri i Punëve të Brendshme, Pavle Trajanov, nuk dëshiron të flasë për format në të cilat ka bashkëpunuar kryetari aktual i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) me shërbimet sekrete maqedonase në fillim të karrierës së tij politike. Trajanov para tre viteve në një emision në televizionin “Kanal 5”, pat deklaruar se shërbimet sekrete e kanë “trimëruar” në fillim të karrierës Menduh Thaçin, për të hyrë në politikë, mirëpo, asnjëherë nuk ka sqaruar format se si është bërë kjo. Trajanov dhe partia e tij Lidhja Demokrate, tani është partner i PDSH-së në koalicion qeveritar, andaj nuk preferon të flasë shumë në këtë temë. “Nuk mund të flas tani për atë se si është formuar PDSH-ja për shkak se Maqedonia ndodhet në fushatë parazgjedhore. Tash ndodhemi disa ditë para zgjedhjeve. Partia ime është në koalicion me partinë e Thaçit dhe nuk mund të flas tani për këtë çështje”, tha për gazetën “Lajm” Trajanov, i cili para se të bëhet ministër, ka qenë i punësuar në operativën e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB). Edhe përkundër tentimeve të bëra, nuk arritëm të kontaktojmë përfaqësuesit e PDSH-së për të mësuar nëse kjo parti edhe pas zgjedhjeve të 1 qershorit do të pranojë të marrë pjesë në koalicion qeverisës pjesë e të cilit është edhe Trajanovi dhe partia e tij. Kreu i PDSH-së disa herë është akuzuar nga oponentët e tij se në politikë është futur me ndihmën e strukturave të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), me qëllim që të përçahet faktori politik shqiptar në Maqedoni. Ndërkohë, Menduh Thaçi, është përgjigjur se nuk ka bashkëpunuar me shërbimet sekrete, por se ka qenë objekt i përcjelljes prej tyre. Për këtë arsye, para do kohe, Thaçi edhe ka ngritur padi ndaj ish drejtorit të Agjencisë për Zbulim Zoran Verushevski, prej të cilit kërkon dëmshpërblim prej një milion eurove. (Lajm)
Shtuar më 28/05/2008, ora 16:35
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori