Tragjike/ Shpëtoi njerëzit nga flakët, por humbi fëmijën e tij 6 muajsh
Dita ditës po dalin në dritë historitë rrënqethëse të familjeve greke, të cilët u përfshinë nga zjarri i tmerrshëm ditën e hënë.

Së fundmi në media është bërë publik rasti i një zjarrfikësi grekë, i cili nuk pati mundësin të shpëtonte fëmijën e tij.

Sipas mediave një ndër viktimat e zjarrit masiv ishte një foshnje 6 muajsh, i cili vdiq për shkak të asfiksimit.

Babai i fëmijës sa kishte marrë vesh për zjarrin ishte larguar nga banesa e tij për t’i ardhur në ndihmë familjeve të përfshira në flakë, mirëpo nuk e mendoi se zjarri do arrinte deri tek shtëpia e tij.

Kreu i zjarrfikësve Dimitris Stathopoulos, ka treguar i prekur për një intervistë në Ant1, që zjarrfikësi kishte vrapuar për të shërbyer, ndërkohë që kishte lënë pas gruan dhe foshnjën e tij.

Ndërkohë bashkëshortja e tij është ende në gjendje kritike për jetë. /albeu.com/

Shtuar më 29/07/2018, ora 15:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori