Një i vdekur dhe dy të lënduar nga aksidenti në Kukës
Tragjike, sherri për një vajzë i merr jetën adoleshentit shqiptar në Itali
Ka ndërruar jete 17-vjeçari shqiptar, Pandi Lavdari, i cili u plagos te hënën me thike nga një 19-vjeçar italian.

“Il Giorno” shkruan sot se shqiptari ka ndërruar jete, pasi nuk mundi t’i mbijetoje plagës se marre me thike ne kraharor nga rivali i tij ne dashuri, Simone Madaluno.

Ngjarja ka ndodhur në Stradela, ku shqiptari së bashku me autorin, Simone Madalunon pëlqenin të njëjtën vajzë.

Dhe ka qenë pikërisht ajo molla e sherrit mes të dyve. Sherri nisi të dielën në diskotekë, dhe më pas vijoi ditën e sotme pasdite.

Shqiptari dhe italiani kishin lënë një pikë takimi për t’u “sqaruar” dhe aty u përleshën sërish. Italiani Madaluno ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur shqiptarin në kraharor.

Kanë qenë banorë të zonës ata që lajmëruan autoritetet. Edhe pse shqiptari është dërguar në spitalin e Pavias në kohë rekord gjendja e tij nuk u permiresua deri diten e sotme.

Ai iu nënshtruar një operacioni diten e djeshme, por pa sukses. Ndërkohë, 19-vjeçari italian është shoqëruar nga karabinierët.

Deshmitaret

“Nuk ishte hera e pare qe ata ziheshin me grushte me njeri-tjetrin, por nuk e mendonim kurre se gjerat do te shkonin deri ne kete pike”.

Keshtu thone deshmitare pas ngjarjes se rende te ndodhur mbreme, kur 17-vjecari shqiptar u qellua me thike nga rivali i tij pas sherrit per nje vajze.

Sipas mediave italiane, miqte e tyre tregojne se ata jane konfliktuar edhe here te tjera. Ata po pyeten ne polici per te hedhur drite rreth ngjarjes, nderkohe qe gjendja e te riut shqiptar eshte e rende.

“Te dy u ndeshen ne nje vend qe e frekuentonin te dy, pane me nje veshtrim sfidues njeri-tjetrin. Nuk dihet, ndoshta kishin lene takim per te sqaruar gjerat”- tregojne miqte. /albeu.com/


Shtuar më 04/07/2017, ora 20:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori