Tragjike! Një 34 vjeçar nga Tirana mes 7 viktimave të sotme nga COVID-19
Një 34-vjeçar nga Tirana ishte viktima më e re në moshë në 24 orët e fundit si pasojë e Covid -19. Të shtunën u shënuan 7 viktima dhe 241 të infektuar.

Nisur nga rastet në rritje, Ministria e Shëndetësisë hapi spitalin Covid 3, ku po marrin trajtim 10 pacientë.

Koronavirusi u ka marrë jetën 7 pacientëve në 24 orët e fundit duke e çuar numrin e viktimave në 509 që nga nisja e pandemisë.

Një 34-vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese ishte viktima me e re në moshë.

Po ashtu virusi shkaktoi vdekjen e një 44-vjeçari dhe një 66 vjeçari nga Tirana. Nuk mundën të mbijetonin një 48 vjeçar nga Pogradec një 68 vjeçar nga Korça një 68 vjeçar nga Elbasani si dhe një 81 vjeçar nga Fieri me sëmundje bashkëshoqëruese.

Në krahasim me një ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë ka kryer 274 testime më pak, ndaj edhe numri i të infektuarve të shtunën ishte më i ulët, 241.

Për shkak të ezaurimit të kapaciteteve në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”, të premten hapi dyert spitali i tretë Covid, në ambientet e ish-kurirgjive në QSUT, shkruan oranews.

Në të do të marrin trajtim pacientët të cilët janë në gjendje më të lehtë shëndetësore.

24 orë nga funksionimi në këtë spital janë shtruar 10 persona.

Situata nga Covid-19 ka shkaktuar përplasje në distancë mes kryetarit të Partisë Demokratike dhe Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Këta të fundit përmes një deklarate kërkuan nga Lulzim Basha të mos e përdorw pandeminë për të bërë politikë.

“Ne mendojmë se strategjia që kemi ndjekur deri më sot, ia ka dalë të minimizojë numrin e infeksioneve dhe fataliteteve të shkaktuara nga koronavirusi, gjë që e tregojnë fare qartë edhe shifrat krahasuese me vendet e rajonit, dhe ato të Evropës” thuhet në deklaratën e ekspertëve.
Shtuar më 31/10/2020, ora 20:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori