Tragjike! Nëna mbulon me trup fëmijën gjatë tërmetit të fuqishëm që shkundi Turqinë (VIDEO)
Në një video të shpërndarë ne Instagram, shfaqen momente prekëse të një nëne në Turqi që mundohet të mbulojë me trupin e saj fëmijën ndërsa banesa dridhet nga lëkundjet.

Pas disa sekondash, intensiteti i lëkundjeve ulet dhe ajo arrin që ta marrë fëmijën dhe të dalë jashtë.

Dymbëdhjetë vetë humbën jetën dhe disa qindra u plagosën si pasojë e një tërmeti që goditi brigjet e Egjeut të Turqisë, tha të premten autoriteti i menaxhimit të katastrofave të vendit.

Tërmeti i fortë u ndje në Greqi dhe Turqi.
Shtuar më 30/10/2020, ora 19:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori