Ky lojtar është i “mallkuar”, Reus dëmtohet  64 ditë para nisjes së Botërorit

Marco Reus, ylli gjerman i Borussia Dortmundit është një nga lojtarët më të pafat sa i përket dëmtimeve që e kanë detyruar të mos marrë pjesë në Europiane dhe Botërore me kombëtaren.

Teksa jami plot 64 ditë nga nisja e Botërorit “Katar 2022”,  sulmuesi që pritej të ishte pjesë e Gjermanisë ka pësuar sërish një dëmtim të rëndë.

Dortmundi është duke u përballur me Schelke 04, ndërsa Reus la fushën e lojës duke shpërthyer në lot.

Kujtojmë që ky do të jëtë Botërori i dytë që Reus mungon pas atij  të 2014 dhe dy europianëve në 2016 dhe 2021./albeu.com


Shtuar 17.09.2022 16:49