Tragjike, i riu nuk e di që kushëriri i ka ndërruar jetë: Është në dhomën tjetër (VIDEO)
Pëlqej
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Aranitas të Mallakastrës, ku për pasojë 27-vjeçari Pajtim Zotaj ka ndërruar jetë, ndërsa ka mbetur i plagosur kushëriri i tij.

Agim Zotaj ka rrëfyer për gazetarin Ervis Kuçi momentet e tmerrit, ndërsa ende nuk e di se djali i xhaxhait ka ndërruar jetë, raporton Gsh.al.

Ai tregon se makina tip “Opel” që drejtohej nga kushëriri i tij doli nga rruga.

Kushëriri ishte pak me shpejtësi. Por e humbi situatën papritur dhe makina doli nga rruga. Është mirë në dhomën tjetër. Kam dhimbje, u vrava pasi makina u trondit shumë. Unë kisha hallin e kushëririt, ai hallin tim. Nuk u përplasëm me asnjë makinë, dolëm nga rruga. Unë u përplasa në trup, kurse ai tjetri se di çfarë ka. Ishim nisur për Ballsh”, – ka thënë i mbijetuari i aksidentit.
Shtuar më 19/09/2018, ora 12:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori