Zgjedhjet për kryetarë degësh, Berisha: Probleme dhe tensione mes kandidatëve

Ish kryeministri, Sali Berisha është shprehur mbrëmjen e sotme se kishte pasur edhe tensione mes kandidatëve për kryetarë degësh të partisë Demokratike.

Ndër të tjera, Berisha zbuloi se kishte pasur edhe probleme në njërin prej degëve ku votohej pasi kandidatët kërkuan që asnjëri prej tyre të mos votonte, duke shtuar se me qindra anëtarë kishin mbetur pa votuar.

Pyetje: A dyshoni se kjo garë për shkak të humbjes mund të shkaktojë përplasje edhe benda Rithemelimit?

Tensione ka pasur mes kandidatëve. Nëse modeli që shënon fundin e kryetarokracisë mori fund nuk mund të them se vota mori dimensionin e duhur për shkak të listave. Ne trashëguam 3 lista, nuk u arrit të prdodhohet lista gjithëpërfshirëse e anëtarësisë. Kjo mbetet për të ardhmen. Sot pati probleme në një rreth ku kandidatët kërkuan që asnjeri prej atyre që janë në listë të mos votojnë. Të garantoj se së paku rreth 200 anëtarë të PD-së kanë ngelur pa votuar. Por të gjitha këto do të marrin fund pas kontraktimit të një kompanie që do merret me rregullat e votimit të primareve”, tha Sali Berisha./albeu.com