Tragjike, fëmija 8 vjeç vret aksidentalisht babanë e tij
Një ngjarje tragjike ka tronditur sot fshatin Vlosh të Roskovecit, ku për pasojë ka humbur jetën një 35-vjeçar. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth mesditës.

Karafil Rapushaj, banor i këtij fshati, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Fierit nga plagët e shkaktuara me armë gjahu.
Nga burimet mësohet se 35-vjeçari bashkë me djalin e tij, 8 vjeç, kishin shkuar në pyll për të mbledhur bimë medicinale.

Por, në një moment kur Rapushaj ka lënë armën e gjahut në tokë, djali i tij ka shprehur armën në mënyrë aksidentale duke qëlluar të atin në kraharor.

Pas këtij veprimi, djali i mitur fillimisht nuk u ka treguar të vërtetën familjarëve, duke pretenduar se i kishte sulmuar ujku.
Më pas në prani të psikologut, ai ka pranuar se ka qëlluar babanë e tij./Albeu.com/


Shtuar më 01/07/2016, ora 18:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori