TRAGJIKE/ Erdhi nga Anglia për fejesën e vëllait, i riu ndërron jetë nën gërmadha
Erdhi në
Shqipëri për të
festuar fejesën e vëllait por gjeti vdekjen nga tërmeti.
Një prej viktimave të tërmetit është edhe Klement Çupi, i cili ushtronte punën e taksistit në Oksford të Britanisë së Madhe.
Njëra prej mediave angleze ”Banbury cake” i ka kushtuar një artikull fatit tragjik të Çupit dhe familjes së tij.
Bashkë me Klementint (Keli) humbi jetën i ati i Klementit Hajredin Çupi dhe e ëma e tij Lute Çupi.
Ndërsa djali tjetër i familjes, Nikolini ka mundur të shpëtojë dhe po mbahet në spital.
Të dy djemtë ishin kthyer përkohësisht në
Shqipëri për të
festuar fejesën e Nikolinit, por fatkeqësisht ata nuk kanë mundur të ndajnë bashkë gëzimin.
Shtuar më 27/11/2019,
ora 17:05