TRAGJIKE/ Dhunon dhe hedh gruan shtatzënë nga shkallët, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 40 vjeçar në Tiranë.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se 40 vjeçari ditën e djeshme pasi ka ushtruar dhunë fizike mbi bashkëshorten, e ka hedhur atë nga shkallët.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Rezart Zani, banues në Tiranë pasi në rrugën “Ali Demi”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtatzënë A. Sh., 39 vjeçe, e cila ndodhet në spital Ushtarak, jashtë rrezikut për jetën./albeu.com/


Shtuar më 02/03/2017, ora 09:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori