Tragjike, Anxhela e vrarë në Itali nuk kishte ardhur as për varrimin e nënës
Anxhela Meçani u vra në rrethana ende të paqarta disa ditë më parë në Torino, ndërsa familjarët nuk mundet që të tërheqin trupin e saj nga Italia.

Babai i saj tregon se e bija kishte ikur me një djalë disa muaj më parë në Itali, ndërkohë që mungesa e dokumenteve e kishte bërë që të mos mundej të vinte në Shqipëri për të varrosur të ëmën, e cila ndërroi jetë në janar të këtij viti.

"E morëm vesh nga televizioni dhe interneti. Vajza e pa dhe më njofton se emri i motrës së saj ishte në internet dhe se vajza ishte vrarë. Shkova në Polici, dhe më morën disa të dhëna. Ata e nxorën në sistem atje që vajza kishte ikur në 17 dhjetor, pasi kisha dalë nga Spitali. Mora kontakt me ambasadën shqiptare ne Itali.

Më thanë se vajza ishte vrarë në Torino dhe se duhet të tërhiqnim trupin. Por ne nuk kemi mundësi financiare. Unë jam në një ekonomi të dobët.

Bashkë me vajzën që vdiq, kam 4 fëmijë. Nusja para 5 muajsh më ka vdekur. Kë krye të 5 muajve më vdiq edhe vajza. Dua që ambasada të më sjellë vajzës, s’dua të më ngel trupi i saj në Itali", tregon Dritan Meçani, babai i Anxhelës.

Anxhela Meçani u gjet e hedhur në rrugë në Torino, por tranportimi i saj për në spital nuk mundi t'i shpëtojë jetën.

Ajo ndërroi jetë të dielën në mbremje e vetme në spitalin e qytetit.
Shtuar më 13/06/2018, ora 12:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori