Tragjike, 25-vjeçarja në Tiranë pret damarët me thikë
Një vajzë e re në Tiranë ka tentuar që t’i japë fund jetës në mënyrë tragjike. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, e martë në rrugën “Fatmir Gjata” në kryeqytet.

25-vjeçarja">25-vjeçarja A.P., me banim në Tiranë ka prerë damarët e dorës me thikë, në banesën e saj.

Fatmirësisht 25-vjeçarja">25-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet paraprake dyshohet se akti i rëndë është kryer në kushtet e depresionit.

Hetimet për të zbuluar shkaqet që e shtynë të renë drejt këtij akti janë në vijimësi, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Tiranës për vlerësim.

Njoftimi i policise

Më datë 04.07.2017, në rrugën “Fatmir Gjata“, shtetasja A.P, vjeç 25, banuese në Tiranë, në gjendje depresioni, ka tentuar të presë damarët e dorës me thikë, e ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për vlerësim. /albeu.com/

Shtuar më 05/07/2017, ora 17:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori