Po i afroheshin Kievit, ukrainasit shkatërrojnë autokolonën e tankeve ruse (VIDEO)

Vijojnë luftimet në ditën e 17-të të luftimeve në Ukrainë, pasi Rusia nisi pushtimin më 24 shkurt. Ditën e sotme janë regjistruar shpërthime në Kiev dhe disa qytete të tjera.

Sakaq, në një video të publikuar shihet momenti kur ukrainasit shkatërrojnë një autokolonë me mjete ushtarake ruse, të cilët po futeshin drejt Kievit.

Shihet se ushtarët rusë në momentin që nis sulmi, braktisin tanket dhe mundohen të shpëtojnë.

Sakaq, ministria e Mbrojtjes britanike ka njoftuar se autokolona ruse, e cila është nisur prej javësh është rreth 25 km larg nga qindra e Kievit. Të dhënat sugjerojnë sipas britanikëve, se rusët kanë plan që të bëjnë një rrethim të Kievit. /albeu.com