Tragjedia nuk ka të ndalur, babai i Edmond Prekës në gjendje të rëndë
Pëlqej
TragjediaShkodër sa vjen e merr përmasa edhe më tragjike.

Nga një familje me tre fëmijë, sot jeton vetën nëna e cila ka mbetur e vetme në spital.

Familja Preka në Shkodër, sot ka hapur sërish dyert e mortin pasi vajza 10-vjeçare Noemi, ka humbur jetën.

Ndërkohë që 4 trupa u dërguan në banesën e fundit, babai i Edmond Prekës që vdiq bashkë me fëmijët, është dërguar me urgjencë në spital.

Mësohet se Gjergj Preka dje ka pësuar infrakt por e përballoi, shkruan JOQ.

Sot dyshohet se ka kaluar përsëri një tjetër atak kardiak dhe gjendja shëndetësore paraqitet shumë e rëndë.

Sipas të dhënave burri rreth 67-68 vjeç ka shumë pak shpresa për t'i mbijetuar këtij ataku të dytë kardiak. /albeu.com/


Shtuar më 21/02/2018, ora 13:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori