Tragjedia ne Tisa, pergenjeshtrohet lajmi per 20 te arrestuarit
Albeu.com
Policia hungareze përgënjeshtron informacionet se janë arrestuar 20 persona si të dyshuar për trafikim, në rastin e tragjedisë së Tisas në kufirin serbo-hungarez.
“Jo, një informacion të tillë nuk mund ta konfirmoj. Ky duhet të jetë një gabim apo një keqkuptim. Ne nuk kemi arrestuar ende persona në lidhje me këtë çështje”, thotë Szabolcs Szenti, zëdhënës i Policisë së Hungarisë.

Në bisedën e para pak çasteve me Express, Szenti shpjegon se gjithashtu kërkimet në anën hungareze për persona që dyshohet se mund të jenë mbytur, kanë përfunduar të shtunën në mbrëmje.

“Ne kemi mbaruar kërkimet në anën tonë. Nuk besojmë më se ka persona të mbytur në atë vijë prej dy kilometrash sa është në territorin tonë”, shpjegon ky zyrtar i policisë.

I pyetur nëse i mbijetuari i këtij rasti, Blerim Rama ka mundësi të arrestohet apo akuzohet, ai përjashtoi mundësinë që i njëjti të arrestohet për trafikim ilegal.

“Ai ka kërkuar strehim në Hungari. Ky person mund të akuzohet për rrezikim të jetës së dy fëmijëve ku si pasojë e këtij rreziku ka humbur jetën edhe gruaja e tij. Por ai nuk do të akuzohet për trafikim”, shpjegoi toger Szenti për Express.


Tragjedia ne Tisa, mbi 20 te arrestuar

Mbi 20 persona janë arrestuar në Hungari, Serbi dhe në Kosovë, të dyshuar për mbytjen e 18 shqiptarëve të Kosovës në lumin Tisa. Zëdhënësi i policisë hungareze, Janoš Pal, ka deklaruar se Zyra e Interpolit në Budimpeshtë, Gjyqi komunal në Kanjizhë dhe Misioni i EULEX-it në Kosovë, kanë nisur hetimet kundër të arrestuarëve, ngase dyshohen për përfshirje në trafikimin e njerzëve. Sipas shtypit hungarez, policia në Hungari ka arrestuar 15 trafikantë me qenie njerëzore, ajo e Serbisë 5, ndërsa me urdhër të Eulex-it janë arrestuar edhe 11 organizatorë të trafikimit me qenie njerëzore në Kosovë, 7 prej të cilëve nga Podujeva dhe 4 nga Prishtina. Për zbulimin e grupit të trafikantëve ka ndihmuar, Agron Rama, i mbijetuari i tragjedisë, i arrestuar më 15 tetor në Hungari. (express/albeu)
Shtuar më 25/10/2009, ora 20:11
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori