Tragjedia në HEC-in e Qafë Mollës, banorët sërish në protestë
Pëlqej
Gjatë paradites së sotme është përshkallëzuar edhe më shumë protesta e punëtorëve të HEC-it në Qafë Mollë, ku humbën jetën tre persona. Disa ditë më parë, tre punëtorë, mes tyre edhe një shtetas turk, humbën jetën gjatë punimeve të këtij HEC-i, si pasojë e kushteve jo të mira të punës.

Për këtë arsye, ata janë mbledhur së bashku për të protestuar për kushte më të mira pune, ku u janë bashkuar shumë qytetarë dhe sindikata e punëtorëve.

Punëtorët janë shprehur se kushtet ku ata punojnë janë skandaloze dhe jetën e kanë në rrezik. Sipas tyre, në rast se nuk merren masa për të përmirësuar këto kushte, do të vijojnë me protesta. /albeu.com/

Shtuar më 06/08/2014, ora 10:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori