Tragjedia ne Gjirokaster, shoqerohen ne polici 9 persona
Pëlqej
Albeu.com
Pas tragjedisë së ndodhur të dielën në Gjirokastër, mësohet se në polici janë shoqëruar 9 persona, shtatë prej të cilëve janë inxhinierë dhe projektues të firmës që ka ndërtuar pallatin.Ndërkohë njëri është punëtor skrapi dhe tjetri ish-punonjës hipoteke që ka dhënë leje për ndërtimin e pallatit që shkaktoi tragjedinë e sotme. Policia nuk konfirmon identitetin e të arrestuarve.

Ndërkohë, mësohet se nën rrënoja vazhdojë të jenë të bllokuar Mira dhe Anxhela Dajlani dhe një grua tjetër 52 vjeçare, identiteti i të cilës nuk bëhet ende i ditur, për shkak se bashkëshorti i saj është shoqëruar nga mjekët në një banesë në gjendje shoku.

Kryeministri i vendit, Sali Berisha ka thënë se po merren masat për sistemin e familjarëve që kanë humbur shtëpitë dhe po vazhdohet për të gjetur rrugën më të mirë të mundshme për të shpëtuar ata persona që janë në rrënoja.

Njëkohësisht ai bëri të ditur se ka filluar hetimi lidhur me këtë ngjarje nga policia kriminale dhe prokuroria. (news24)
Shtuar më 10/11/2008, ora 01:07
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori