Tragjedia në familjen e majorit Feka, gruaja: Nuk di gjë për drogë
Gruaja e Sokol Fekës e dinte bashkëshortin për trajnim në Spanjë. Bashkëshortja 34 vjeçare e majorit Sokol Feka, rrëfen bisedën e fundit me të shoqin, gjatë një telefonate të zhvilluar mes tyre mëngjesin e së hënës, pak ditë para ngjarjes në Spanjë.

Eriola Feka tregon se nga ajo bisedë me bashkëshortin, nuk dyshoi për ndonjë shqetësim të tij. Gruaja e aviatorit thotë se nuk ka dijeni për ndonjë çështje droge, ashtu siç po përflitet. Për "Panorama" ajo ka thënë se:"Unë di që ai kishte shkuar për trajnim, siç kishte ikur edhe më parë. Nuk di gjë unë për drogë dhe çfarë po thuhet gjithandej". /albeu.com/
Shtuar më 31/01/2015, ora 10:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori