Tragjedia në Berat, si ndërroi jetë 4 vjeçari pasi e zuri korrenti në park (VIDEO)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Berat.

Fëmija 4 vjeçar ndërroi jetë pasi pati kontakt me rrymën elektrike në një ndër parqet e qyetit.

Për shkaqe ende të panjohura, vogëlushi është larguar nga vëmendja e prindërve duke futur duart në prizë, gjë e cila i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ai është dërguar urgjentisht në spital, por pa mundur të shpëtojë.

Shtuar më 22/05/2020, ora 13:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori