Tragjedia në Bejrut mund të ishte shmangur! Gabimi shkaktoi mbi 100 viktima e 4000 të plagosur

Mbrëmjen e djeshme Bejrut u shkatërrua nga një shpërthim i cili ka shkaktuar mbi 108 të vdekur dhe 4000 të plagosur.

Shpërthimi ndodhi në portin e Bejrutit, duke shkretuar qytetin e duke shkaktuar rreth 3 miliard dollar dëme materiale.

Nga të dhënat paraprake, bëhet fjalë për një shpërthim të shkaktuar nga 2 750 ton nitrat amoni të vendosur një njërën prej depove të portit të Bejrutit 6 vite më parë pasi u sekuestrua anija që e transportonte.

Hetimet kanë zbuluar se specialistët e portit i kanë kërkuar autoriteteve që ta heqin sasinë kolosale të nitratit nga ajo zonë pasi kjo lëndë njihet si mjaft shpërthyese dhe nëse kjo do të ndodhte, “do të shkatërronte qytetin”, shkruan abcneës.

Kjo është ajo që shkruhej në raportin e tyre dhe duket se “profecia” është përmbushur.

Shpërthimi ndodhi dhe u shkatërrua një pjesë e mirë e qytetit.
Shkretoi një qytet, neglizhenca në Bejrut
Shtuar më 05/08/2020, ora 16:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori