Tragjedia, Kryeministri mbërrin në Tiranë
Kryeministri Berisha ka mbërritur nga SHBA-ja në aeroportin e Rinasit në Tiranë. Kreu i qeverisë i cili ndodhej në Shtetet e Bashkuara, për të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të Natos në Çikago ka anuluar çdo takim dhe është nisur drejt Tiranës.


Kryeministri Berisha do të niset drejt Elbasanit ku do të zhvillojë homazhe në universitetin “Aleksandër Xhuvani” për nder të 13 viktimave të aksidentit tragjik në Himarë.


Ndërkohë sot është shpallur ditë zie kombëtare ndërsa në të gjitha institucionet, shtetërore dhe publike, flamuri kombëtar është ulur në gjysmështizë. Ndërkohë Ministria e Brendshme është ngarkuar të përballojë shpenzimet e varrimit të viktimave. /albeu.com/
Shtuar më 22/05/2012, ora 14:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori