TRAGJEDIA/ Gruaja varroset nga familja, autori përcillet nga 1 mijë vetë
Kanë dal detaje të reja nga krimi i pasionit në Fier. Bashkëshorti i Ermirës, i cili jetonte në Greqi, nuk kishte dijeni se si kishte ndodhur ngjarja.

Ai kishte ardhur deri në Fier, për të varrosur të shoqen. Mirëpo, atje i thanë se ajo ishte vrarë nga personi me të cilin kishte lidhje intime.

Kaq ka mjaftuar që bashkëshorti ta mohojë gruan e tij dhe të mos pranojë që të tërhiqte trupin për t’i bërë një varrim të denjë.

“Panorama” mëson se bashkëshortja e Drini Dervenit mori pjesë në varrimin e bashkëshortit të saj, por ajo nuk kishte dijeni deri pas varrimit, se bashkëshorti i saj kishte lidhje intime me Ermirën.

Ditën e djeshme në orë dhe vende të ndryshme dy të rinjtë janë përcjellë për në banesën e fundit.

Paradoksalisht, familja e burrit të Ermira Arapit, fisi i tij, por edhe njerëzit e fshati të saj kanë refuzuar pjesëmarjen në ceremoninë e varimit të 29-vjeçares.

Kjo pasi sipas tyre ata ndiheshin të turpëruar për veprimet jo morale të nuses. Megjithëse e martuar Ermira, jetonte me kunatën e saj në Lushnjë, ndërkohë bashkëshorti, vajza e vogël bashkë me vjerrën dhe vjehrrin, jetonin në Greqi.

varrimin e 29 vjeçares Ermira Arapi kanë marrë pjesë vetëm pak njerëz nga familja e saj dhe varrimi është bërë në fshatin e saj në Lushnjë.

E kundërta ka ndodhur në varrimin e Drini Dervenit, i cili ka pasur një pjesëmarrje mjaft të madhe. Sipas informacioneve në ceremoninë mortore kanë qenë mbi 1 mijë persona të cilët i dhanë lamtumirën e fundit.

Trupat e pajetë të Drini Dervenit dhe Ermira Arapit u gjetën në një mjet tip Jeep në zonën e Hoxharës në Fier./Albeu.com/
Shtuar më 12/02/2017, ora 23:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori