Tragjedia e Otrantos, arrestohet skafisti shqiptar
Një skafist shqiptar i shpallur si një nga përgjegjësit e tragjedisë së Otrantos, tashmë është vënë në pranga. Ai kërkohej nga drejtësia shqiptare që prej vitit 2004.

40-vjeçari shqiptar me inicialet R.V, i shpallur si një nga përgjegjësit e tragjedisë së Otrantos, është prangosur nga policia në Perugia.

Ai kërkohej nga drejtësia shqiptare, ku e pret një dënim i Gjykatës së Vlorës me 25 vite burg. Po të kthehemi pas në kohë, ka qënë ora 18:00 e 9 janarit 2004, kur nga Shqipëria në Itali u nis një skaf me emigrantë, të cilët kishin paguar për kalim 1.500 euro secili.

Pak orë më pas, skafi u mbyt në det të hapur në Gjirin e Otrantos, duke vrarë 21 njerëz dhe 7 të humbur. Pas gati 11 vitesh nga ajo tragjedi, Guardia di Finanza e Perugia¬s tashmë ka identifikuar dhe arrestuar një nga autorët kryesorë të këtij trafiku kriminal. /albeu.com/
Shtuar më 09/03/2015, ora 12:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori