Tragjedia e Fratarit, burg pa afat shoferit grek
Pëlqej
Shtetasi grek Tomas Tsogas u la ne burg pa afat nga Gjykata e Fierit per akuzen e shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor me pasoje vdekjen e nente personave dhe plagosjen e 40 pasagjereve te tjere.

Dy dite pas urdher-ndalimit te prokurorise, 63-vjecari doli per te marre masen e sigurise menjehere pasi gjendja e tij shendetesore u stabilizua. Tomas Tsogas u mbajt ne spitalin e Fierit ku dhe u ruajt nga kater oficere te policise se ketij qarku gjate kohes qe ishte nen trajtim mjekesor.

Pas aksidentit tragjik ne segmentin nacional Ballsh- Tepelene, prokuroria dhe policia dolen ne perfundimin se ky aksident ndodhi pas nje gabimi njerezor te drejtuesit te autobusit.

Ne baze te ekspertimeve ne vendngjarje dhe llogaritjeve te bera ne vendin ku mjeti devijoi dhe doli me pas nga rruga, specialistet e qarkullimit rrugor thane se ky aksident lidhet me pakujdesine e shoferit dhe per pasoje humbjen e drejtimit te makines.
Shtuar më 11/11/2010, ora 15:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori