Tragjedia e Faries: Lufta ime me kancerin e gjirit, m'u shemb bota...
Padyshim që është sëmundja më e rrezikshme për femrat dhe ka marrë jetë pafund jetë femrash në Shqipëri dhe në botë.

Sot në emisionin “Me zemër të hapur” vjen një histori ndryshi, jo një përballje mes dy personash, por një përballje mes jetës dhe vdekjes.

Historia e dhimshme e një gruaje e cila është diagnostikuar me kancër në gji, dhe luftën e saj për mbijetesë.

Në një ditë vere të vitit 2011 para televizorit 54-vjeçarja">54-vjeçarja Farie Omeri po shikonte një dokumentar mbi kancerin e gjirit dhe nga informacionet që po merrte rreth kësaj sëmundje vendos të bëj një vizitë, një mamografi në qytetin e saj të lindjes, Fier.

Por atë ditë ajo merr lajmin më të keq, diagnostikohet me kancerin e gjirit. “Bota mu shemb para këmbëve, kur mjekët më njoftuan që duhet të bëja një ndërhyrje, pasi jeta ime ishte në rrezik”, rrëfen Faria.

Ajo jetonte vetëm me nënë e saj dhe deri në ato momente ndihej e lumtur në familje, në pune dhe shoqërinë që e rrethonte.
Në fund të majit 2011 e detyruar, Faria heq gjirin e djathtë dhe nis kimioterapitë pasi sëmundja mund të avanconte. “Flokët filluan të më binin, humbi 10 kilogramë. Qëndroja gjatë gjithë kohës pothuajse në shtrat. Por të gjitha këto përveçse tek unë shkaktuan një goditje fatale për nënën time, e cila në nëntor ndërroi jetë”, thotë 54-vjeçarja">54-vjeçarja, shkruan News 24.

Tashme, Farie Omeri do të luftonte e vetme me këtë sëmundje të rëndë. “Në dhjetor të 2011 vendosa të lë punën pasi isha e pafuqishme. Marr raport për katër vite dhe nis kurimin”, tregon ajo.
Sot në 2017 ajo ia doli mbanë, e fitoi betejën me vdekjen. 54-vjeçarja">54-vjeçarja për katër vite është trajtuar me kemp dhe më pas i hiqet kempi dhe vendos të rikthehet në vendin e saj të punës, si sporteliste pranë Postës së Fierit.

Por aty drejtori aktual nuk ia jep mundësinë, pasi nuk kishte vende të lira. Faria bën përpjekjet maksimale për të rifituar punën e humbur por pa sukses. Nga 2014 e deri më sot ajo jeton vetëm me një asistence prej 2500 lekë të reja.

Jeta e saj është e mbushur me dhimbje, vuajtje, lot, vetmi por ajo nuk është dorëzuar kurrë nga çdo fatkeqësi që i është shfaqur. Ka shpirtin luftarak, e do jetën, e do punën, ndaj sot është pjesë e emisionit “Me zemër të hapur” për të rrëfyer këtë histori të dhimbshme dhe për t’i dhënë një mesazh të fortë femrave shqiptare./albeu.com/

Shtuar më 03/02/2017, ora 12:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori