Tragjedia e Butrintit, gjykata jep dënimet
Pëlqej
Gjykata e Sarandës ka dënuar sot katër të pandehurit e Tragjedisë së Butrintit. Në seancën e sotme trupi gjykues dënoi me 21 vjet burg dhe 8 milionë lekë gjobë për Hyqmet Sollakun; 16 vjet dhe 8 milionë lekë gjobë Brahim Madhin; 17 vjet burg dhe 8 milione për Dashamir Manen dhe 5 vjet burg dhe 6 milionë lekë për Albert Gjokën.

Sipas vendimit ata dënohen për veprën penale, "dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit me qëllim përfitimi në bashkëpunim, me pasojë vdekje".

Në 19 tetor të 2008, në liqenin e Butrinit, një varkë me 27 shtetas që po tentonte të kalonte në bregun tjetër, u përmbys duke shkaktuar vdekjen e 5 personave. (albeu.com)
Shtuar më 03/11/2010, ora 12:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori