Tragjedia e 9 Janarit, vetëvritet motra e një prej viktimave
Update- Ka gjetur vdekjen edhe motra e njërit prej viktimave të 9 janarit 2004 e cila paraditen e sotme ka pirë helm. Mësohet se Lena Grisha nga Torovica e Lezhës
është dërguar për kurim në Tiranë, por nuk ka mbijetuar.

“Ai ka qenë fëmija më i mirë i familjes, edhe unë dua të vdes në një ditë me të”, kanë qenë këto fjalët e fundit të vajzës, sipas familjarëve.



11:43 -Motra e një prej viktimave të 9 Janarit 2004 ka tentur sot të vetëvritet. Ngjarja e rëndë është shënuar në Torrivicë të Lezhës ku 22-vjeçarja Lina Grishaj ka tentuar t`i japë fund jetës duke konsumuar një sasi helmi.


22-vjeçarja është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak në Tiranë ku po merr edhe një ndihmë më të specializuar.


Ajo kishte humbur vëllanë dhe nusen e tij në tragjedinë e 9 Janarit që sot shënon edhe 9 vjetorin. /albeu.com/
Shtuar më 09/01/2013, ora 13:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori