Tragjedia: 14 te vdekur, neser dite zie (UPDATE)
Albeu.com
Ora 23:00 - Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e së shtunës rreth orës 17:00 në aksin rrugor Rrëshen-Fushë Arrëz ku një autobuz me pasagjerë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë. Si pasojë, deri më tani është konfirmuar vdekja e 14 personave.Ora 23:00- Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit bën të ditur se përvec 12 viktimave të konfirmuara më parë, kanë humbur jetën në Spitalin Ushtarak dhe dy shtetase, përkatësisht: Marie Prenga, rreth 60 vjeç, Elona Mustafa, rreth 12 vjeç.

Ndërkohë sipas informacioneve nga policia “Nga hetimet e deritanishme dhe kryerja e ekspertimit auto-teknik të mjetit rezulton se: shpejtësia e lëvizjes së mjetit ka qenë brenda normave të lejuara, lëvizja është kryer brenda normave të qarkullimit rrugor dhe në kahun e lejuar, drejtuesi i mjetit ishte i pajisur me lejen e drejtimit përkatëse dhe kishte një përvojë shumëvjeçare në drejtim”

Pritet të merren në pyetje të dëmtuarit nga ky, dëshmitë e të cilëve do të hedhin dritë mbi rrethanat e ndodhjes së aksidentit.

“Aktualisht po marrin ndihmën e kualifikuar mjekësore pranë Spitalit Ushtarak 10 të dëmtuar nga ky aksident i rëndë, ndërkohë që 2 shtetas të tjerë po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e qytetit të Shkodrës” thuhet në deklaratën e policisë.

Ora 21:18- Spitali Ushtarak: 13 të plagosur në Tiranë, 3 humbën jetën
Zv. drejtori i Spitalit Ushtarak informon për mediat se numri i të plagosurve të mbërritur në Tiranë është 13, prej të cilëve 3 kanë humbur jetën.

“Kanë ardhur në spital 13 të plagosur. 3 kanë humbur jetën, njëri këtu dhe 2 kanë vdekur gjatë rrugës. Një djalë dhe një vajzë janë në sallën e operacionit ndërsa të tjerët nuk paraqiten në rrezik për jetën” u shpreh Zv. drejtori i Spitalit Ushtarak.

Ora: 21:10- Qeveria shpall 18 korrikun, dite zie kombetare
Qeveria ka shpallur datën 18 korrik 2010, dite zie kombëtare, në nderim të viktimave të aksidentit tragjik, që ndodhi sot pasdite në Fushë Arrëz, në veriperëndim të vendit.

Duke bërë të ditur këtë vendim të Qeverisë, zëdhënësja e Kryeministrit, Erla Mëhilli tha sot në mbrëmje se "Qeveria ka marrë përsiper të gjitha shpenzimet për familjet që kanë humbur të afërmit e tyre në aksidentin tragjik të ndodhur në Fushë Arrëz".

Ora 21:02- Burgaj: 14 të vdekur e 12 të plagosur në aksident
Kreu i policisë së shtetit, Hysni Burgaj njofton se ka një rritje të numrit të viktimave . Në një komunikim për mediat, Burgaj theksoi se deri në orën 21:00 janë konfirmuar 14 persona të vdekur dhe 12 të plagosur si pasojë e aksidentit të rëndë. 10 prej të plagosurve janë shtruar në Spitalin Ushtarak të Tiranës ndërsa 2 të tjerë në spitalin e Shkodrës.

Ora 21:18- Spitali Ushtarak: 13 të plagosur në Tiranë, 3 humbën jetën
Zv. drejtori i Spitalit Ushtarak informon për mediat se numri i të plagosurve të mbërritur në Tiranë është 13, prej të cilëve 3 kanë humbur jetën.

“Kanë ardhur në spital 13 të plagosur. 3 kanë humbur jetën, njëri këtu dhe 2 kanë vdekur gjatë rrugës. Një djalë dhe një vajzë janë në sallën e operacionit ndërsa të tjerët nuk paraqiten në rrezik për jetën” u shpreh Zv. drejtori i Spitalit Ushtarak.

Ora: 21:10- Qeveria shpall 18 korrikun, dite zie kombetare
Qeveria ka shpallur datën 18 korrik 2010, dite zie kombëtare, në nderim të viktimave të aksidentit tragjik, që ndodhi sot pasdite në Fushë Arrëz, në veriperëndim të vendit.

Duke bërë të ditur këtë vendim të Qeverisë, zëdhënësja e Kryeministrit, Erla Mëhilli tha sot në mbrëmje se "Qeveria ka marrë përsiper të gjitha shpenzimet për familjet që kanë humbur të afërmit e tyre në aksidentin tragjik të ndodhur në Fushë Arrëz".

Ora 19:00- Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë fshatit Dom të komunës Gjergjan ku autobuzi i cili ishte nisur nga Durrësi drejt Fushë Arrëzit ka rënë nga 400-500 metra lartësi duke përfunduar në ujërat e lumit Fan.

Ndërkohë që konfirmohet se 12 persona kanë vdekur dhe 16 të tjerë janë plagosur rëndë dhe ndodhen në spitalin Ushtarak në Tiranë. Mësohet se të plagosurit e aksidentit të cilët janë në spitalin Ushtarak janë më shumë fëmijë dhe gjendja e tyre është shumë e rëndë.

Mësohet se Ministria e Shëndetësisë ka nisur në vendngjarje 18 ambulanca si dhe 2 helikopterë.

Mësohet se viktimat e aksidentit tragjik janë:

Adem Mustafa 50 vjeç

Arsen Marku 12 vjeç

Martina Lleshi 30 vjeçe

Mimoza Shani 30 vjeçe

Paulin Gjoni 22 vjeç

Alma Marku

Arbiola Marku

Tre viktima të tjerë, dy prej të cilëve në spitalin e Pukës dhe një në vendngjarje, ende nuk është arritur identifikimi i tyre.

Mësohet se 7 nga të plagosurit e aksidentit rrugor kanë mbërritur me helikopter në spitali Ushtarak në kryeqytet. Të plagosurit janë 2 burra dhe një fëmijë 3-vjeçar me inicialet E.K dhe 4 fëmijë të tjerë ku një prej tyre është vajzë. Mësohet se gjendja e të plagosurve është shumë e rëndë.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, ka urdhëruar ngritjen e një shtabi emergjence për t'u ardhur në ndihmë të aksidentuarve. Drejt vendit të ngjarjes kanë udhëtuar kreu i policisë së shtetit, Hysni Burgaj, zv/ministri i Brendshëm, Avenir Peka si dhe forca të shumta të ndërhyrjes së shpejtë.


Berisha: Zi e rëndë për të gjithë vendin

Kryeministri Berisha i cili ndodhet në spitalin Ushtarak për të parë gjendjen e të plagosurve të aksidentit në Fushë Arrëz. Në një pronomcim për mediat Berisha theksoi se kjo ngjarje tragjike është një zi e rëndë jo vetëm për Pukën por për të gjithë Shqipërinë.

Sipas tij janë 12 të vdekur dhe 16 persona të tjerë të plagosur të cilët ndodhen në spitalin Ushtarak me trauma të shkallëve të ndryshme por ka nga atë të cilët po luftojnë me vdekjen.

"Janë marrë të gjitha masat që t'i jepet ndihma më e mirë e mundshme të plagosurve. Unë dua tu shpreh familjave të viktimave ngushëllimet më të sinqeta të qeverisë shqiptare dhe besoj se mbarë Shqipëria ndajë sot zinë e rëndë ka ka pllakosur familjet e tyre." theksoi më tej kryeministri Berisha.

Topi viziton Spitalin Ushtarak, shpreh ngushellimet

Ndërkohë pak minuta pas vizitës së kryeministrit, edhe kreu i shtetit Bamir Topi ka mbërritur në Spitalin Ushtarak për të vizituar të plagosurit.

“Ndihem i lënduar për këtë aksident që mori përmasa tragjike. Shpreh ngushëllime të sinqerta për të gjitha familjet që patën viktima dhe u them që jam pranë tyre” u shpreh Presidenti Topi.

Rama në spital: Solidaritet me familjarët

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama vizitoi në mbrëmje të plagosurit e aksidentit tragjik, të cilët ndodhen në Spitalin Ushtarak.

" S’mund të bëjmë asgjë më shumë se sa të shprehim me ato pak fjalë që mund të gjenden në raste të tilla, solidaritetin me të gjithë familjarët e viktimave dhe ata që janë në luftë për të mbijetuar ", u shpreh Rama.

Ndërsa uroi shërim të shpejtë për të plagosurit, Rama tha se ky është një moment shumë i vështirë, sepse bëhet fjalë për njerëz të varfër që ndodhen në kushte të rënda ekonomike.

“Le të shpresojmë që vdekja nuk do të marrë të tjerë dhe të urojmë që të shërohen dhe të kthehen në shtëpi” theksoi kreu i opozitës. (albeu/news24/tch)
Shtuar më 17/07/2010, ora 20:32
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori