Tragjedi në Vlorë, mbytet në det 15-vjeçari
Një 15-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi është mbytur tek “Ujë i Ftohtë” në Vlorë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë. Adoleshenti është dërguar me urgjencë drejt spitalit, por ai nuk mundi t’i mbijetonte.

Informacioni paraprak i policisë:

Rreth orës 10:00, në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, përballë shkollës së Marinës, një shtetas ka rrezikuar të mbytej në det dhe është transportuar për në Spitalin Rajonal Vlorë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dyshohet se bëhet fjalë për një të ri të moshës 15-vjeçare, për të cilin rreth orës 10:10, Spitali ka konfirmuar se ka ndërruar jetë. Po punohet për gjeneralitetet e tij të plota.

Policia ndodhet në vendngjarje, duke kryer veprimet e tjera në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit. /albeu.com/

Shtuar më 15/07/2017, ora 11:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori