E FUNDIT/ Tragjedi në Shkodër, burri masakron për vdekje me çekiç gruan
Një tragjedi ka ndodhur në një familje shkodrane. Një burrë ka vrarë bashkëjetuesen e tij duke e masakruan në kokë me çekiç.

Në pranga është vënë shtetasi Bashkim Teli, 69 vjeç, banues në Shkodër.

Në cilësinë e provës materiale policia ka bërë sekuestrimin e sendit me të cilin autori ka qëlluar viktimën.

Njoftimi i policisë

Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në D. V. P Shkodër, u bë arrestimi i shtetasit:

Bashkim Teli, 69 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në lagjen “Qemal Stafa”, në banesën e tij, për motive të dobëta ka goditur, disa herë në kokë me sende të forta (çekiç), bashkëjetuesen e tij shtetasen S.Sh., 58 vjeçe, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.

Në cilësinë e provës materiale policia ka bërë sekuestrimin e sendit me të cilin autori ka qelluar viktimën.

Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal. /albeu.com/


Shtuar më 27/04/2018, ora 08:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori