Tragjedi në Portugali, 45 të vdekur nga zjarret masive
Pëlqej
45 persona kanë gjetur vdekjen nga zjarret në Portugalinë qendrore, shumë prej të cilëve u mbërthyen në makina, ndërsa flakët përfshinë një rrugë në pyll.

Ministria e Brendshme tha se shumica e vdekjeve kanë ndodhur në zonën e Pedrogao Grande, rreth 93 milje në verilindje të Lisbonës.

Rreth 600 zjarrfikës janë vënë në punë për shuarjen e zjarrit gjatë fundjavës. Ministria tha se 16 persona u vranë në makinat e tyre në një rrugë midis qyteteve Figueiro dos Vinhos dhe Castanheira de Pera dhe tre të tjerë vdiqën nga tymi në Figueiro dos Vinhos.

Transmetuesi publik RTP tha se kishte rreth 59 të plagosur, duke përfshirë gjashtë zjarrfikës. Katërmbëdhjetë të plagosurit ishin në gjendje të rëndë, tha televizioni.

Kryeministri Antonio Costa e quajti atë “tragjedia më e madhe e jetës njerëzore që ne kemi njohur në vite”. /albeu.com/


Shtuar më 18/06/2017, ora 10:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori