Goli në sekondën e fundit, Dumfries: Fitore e merituar

Inter e nisi sezonin e ri me një fitore në fushën e Lecces. Zikaltërit kontrrolluan lojën, por goli i fitores erdhi në sekondën e fundit të lojës. Autori i golit ishte Denzel Dumfries në minutën e 94-të.

“Jam shumë i lumtur, ishte e rëndësishme të fitonim dhe e merituam fitoren për atë që krijuam.

Lukaku? Të gjithë i keni parë cilësitë e tij, ai na ndihmon shumë. Ndihem mirë me të, si dhe me të gjithë ekipin. Ndihem shumë mirë fizikisht, por gjendja përmirësohet edhe më shumë.

Dua të kem një sezon të mrekullueshëm, më të mirë se vitin e kaluar”, është shprehur holandezi anësor./ h.ll/albeu.com


Shtuar 14.08.2022 08:16