Tragjedi në Peshkopi, 47-vjeçari vetëvaret në sallën e bagëtive
Pëlqej
Një 47 vjeçar është gjetur i varu në kasollen e bagëtive nga familjarët ditën e djeshme.

Policia bën me dije se 47-vjeçar ka varur veten në kasollën e bagëtive.

Viktima është gjetur nga familjarët e tij ditën e djeshme.

Mësohet se viktima është identifikuar me iniciale A.B banues në Peshkopi.

Njoftimi i policisë:

Më datë 16.01.2018, rreth orës 08:10, jemi njoftuar nga familjarët se kanë gjetur pa shenja jete shtetasin A.B, 47 vjeç, banues në Peshkopi.

Viktima dyshohet se është vetëvarur me litar në ahurin e bagëtive, pranë banesës së tij

Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor dhe nga eksperti mjeko ligjor dyshohet se vdekja është shkaktuar si pasojë e vetëvarjes në litar.

Eksperti mjeko- ligjor gjatë kqyrjes së trupit të viktimës nuk ka konstatuar asnjë shenjë dhune a dëmtim tjetër

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. /albeu.com/


Shtuar më 17/01/2018, ora 15:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori