Tragjedi në mesnatë, nënë e bir digjen se gjalli në Vlorë
Pëlqej
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e mesnatës në Vlorë.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se dy persona kanë humbur jetën si pasojë e djegies së banesës së tyre.

Mësohjet se ngjarja ka ndodhur në një zonën pranë Pyllit të Sodës në qytetin bregdetar.

Viktimat janë identifikuar si Selkie dhe Olsi Hoxhallari, nënë e bir, me origjinë nga Korça.

Flakët kanë rënë rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm.

Dyshimet janë që një cigare të ketë qenë shkaku i zjarrit. /albeu.com/



Shtuar më 21/01/2018, ora 08:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori