Aksident gjatë natës në Vlorë, makina del nga rruga, humb jetën 69-vjeçarja. Tre të plagosur

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Selenicë të Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:38, në zonën e Bisht Malit në Selenicë. Shoferi i mjetit tip ‘Opel’ ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë 69-vjeçarja T.K humbi jetën ndërsa tre persona të tjerë mbetën të plagosur.

Të plagosurit, A.k, M.K dhe shoferi u dërguan menjëherë në spital.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkakun e aksidentit./Albeu.com.


Shtuar 13.05.2023 07:40