Tragjedi në Greqi, 30-vjeçari shqiptar shtypet për vdekje nga traktori i grekut
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Igumenicë ditën e djeshme, ku një 30 vjeçar shqiptar humbi jetën si pasojë e një aksidenti.

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur dje në Igumenicë ku një shqiptar ka humbur jetën në një aksident.

Mësohet se shqiptari, 30-vjeç po punonte me një makinë bujqësore që përdorej kryesisht për pastrim, kur mjeti u përmbys duke zënë sipër 30-vjeçarin.

Mediat greke shkruajnë se makina bujqësore i përkiste një shtetasi grek, por përdorej nga punëtori shqiptar.

Identiteti i viktimës nuk është bërë me dije ndërsa policia ka nisur hetimet për këtë aksident me pasoja fatale. /albeu.com/

Shtuar më 12/11/2017, ora 10:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori